1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Shtime: 30-vjeçarja me të meta psikike mbetet shtatzënë nga dhunimi, i dyshuari ende i paidentifikuar

Numri i rasteve të keqtrajtimit seksual në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Ngjarje të tilla po cenojnë sigurinë e vajzave dhe grave, të cilat po ngacmohen, sulmohen e dhunohen seksualisht.

Ka pasur shumë raste kur si pasojë e keqpërdorimit seksual, viktimat kanë mbetur shtatzënë. Edhe më shqetësues mbetet fakti kur viktimat janë me të meta mendore, situatë kjo që shfrytëzohet nga burrat e dyshuar.

Një rast i trishtë ka ndodhur në Shtime, ku tre muaj më parë një grua me të meta psikike dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i panjohur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar tek dje pasdite, pasi që pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se 30-vjeçarja ka ngelur shtatzënë.

Personi që dyshohet se e ka dhunuar seksualisht viktimën, e ka shfrytëzuar paaftësinë e saj psikike, duke e keqtrajtuar seksualisht.

Posa Policia është njoftuar për rastin, janë marrë të gjitha veprimet hetimore që të zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe të identifikohet i dyshuari apo të dyshuarit e përfshirë në këtë rast të tmerrshëm.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img