8.7 C
Pristina
Sunday, October 20, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Për formatin e dialogut vendosim me Thaçin e Veselin

Pas disa seancave në të cilat nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, kryeministri Isa Mustafa kishte vendosur që sot të përballet me pyetjet e ligjvënësve.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra kërkoi përgjigje nga kreu i Qeverisë se cilat do të jenë kompetencat e tij në dialogun e Brukselit, pas paralajmërimit të ministres për dialog Edita Tahiri se do të ndryshoj formati i dialogut.

Kryeministri Mustafa në përgjigjen e tij tha se ndryshimi i formatit do të bëhet në koordinim me presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Kreu i ekzekutivit me tutje shtoi se në dialogun e deritanishëm kanë shtruar shumë çështje. Ai tha se në kuadër të reparacionit, çështjen e të pagjeturve e kanë shtruar edhe më herët, derisa do të kërkojnë garancën e Brukselit që Serbia të jep informata të sakta për vendndodhjen e varrezave masive.

Kreu i Qeverisë shtoi se me  dialog do të hapet çështja e fondit pensional dhe invalidor të qytetarëve të Kosovës dhe kthimin e depozitave bankare, çështja e dëmshpërblimit për dëmet e luftës, për vrasjet, humbjet e njerëzve, dëmshpërblimet për trashëgimitë kulturore dhe fetare, për humbjen e pagave të personave të përjashtuar nga puna dhe dëmshpërblimet ose dëmet e drejtpërdrejta fizike prona privat dhe publike që janë si pasoj e veprimeve të Serbisë.

Ndërsa, sipas Mustafës, dialogu do të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve, demarkacionin e kufirit ndërkombëtarë në mes Kosovës dhe Serbisë, me respektimin e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy shteteve, përkatësisht me respektimin e sovranitetit të njërës dhe tjetrës.  Kryeministri Mustafa u pyet edhe për pensionet e atyre që kanë fituar statusin e invalidit, por që ende nuk kanë hyrë në pagesë. Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj kërkoi nga Mustafa të dijë se pse është shtyrë formimi i komisionit që do ta caktojë shkallën e invaliditetit.

Rreth kësaj, kryeministri Isa Mustafa tha se nuk janë vonuar, por janë në koordinim me FMN-në dhe Bankën Botërore.

Ndërsa sa i përket veteranëve, Mustafa tha se komisioni ka përfunduar punën, e po ashtu ka përfunduar punën edhe personeli administrativ që ka shërbyer këtij komisioni.

Në këtë seancë të Kuvendit pati edhe çështje të tjera që u shtruan nga deputetët. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka ngritur një çështje që për të ishte tejet shqetësuese. Rastin se u kishte shpërthyer goma gjatë kthimit nga Shqipëria në Kosovë me automjetin zyrtarë të Kuvendit të Kosovës  Gaxherrit, disa deputetëve të LDK-së dhe punëtorëve  administrativ, sipas sajë mund tu kishte kushtuar me jetë. Andaj deputetja e LDK-së konsideron se prokuroria duhet të merret me rastin që ta dinë a ishte atentat apo papërgjegjësi e Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se në një punëtori të organizuar nga Komisioni për buxhet dhe financa së bashku me GIZ-in, përveç deputetes së PDK-së Safete Hadergjonaj dhe deputetit Enver Hoti nga Nisma, një deputet tjetër i PDK-së, ai i AAK-së dhe i VV-së kanë udhëtuar me automjete private, derisa, deputetët tjerë dhe administrata e Kuvendit kanë udhëtuar me automjetin zyrtar.

Gaxherri gjithashtu beri apel tek prokuroria se nëse ai rast ishte atentat ata persona përgjegjës të përballen me drejtësinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img