-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Ta ngrisim zërin për drejtësi për personat e zhdukur, jo veç t’i kujtojmë në përvjetor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në shënimin e Ditës Kombëtare të të Zhdukurve me dhunë në luftë, ka bërë thirrje që institucionet të ngrisin zërin dhe të kërkojnë drejtësi për personat e zhdukur e jo veç të kujtohen në përvjetor.

Konjufca bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë, teksa shtoi se Serbia po vazhdon që të mbajë të fshehtë gjitha krimet e kryera në Kosovë.

“Sot po i përkujtojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë nga Serbia. Njëri prej krimeve, gjenocidit të Serbisë ishte rrëmbimi dhe zhduka me dhunë e shumë personave. Edhe sot e kësaj dite mbi 1600 mbeten të pagjetur, jo pse nuk e dimë ku janë e dimë edhe përgjegjësi, por është shteti i Serbisë që po e mban të fshehtë këtë gjë”.

“Neve na mbetet jo vetëm ti kujtojmë por edhe ta ngrisim zëri që fati i tyre të zbardhjet e Serbia të jap llogari e përgjegjësi. Lavdi të gjithë martirëve dhe të zhdukurve me dhunë, Lavdi dëshmorëve që e dhanë jetën për liri”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img