2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e partisë së Vuçiqit pjesë e Ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Rakiq

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ekipi menaxhues për hartimin e Statutit është bërë temë diskutimi tash e një kohë, gjersa për përbërjen e këtij ekipi menaxhues nuk është diskutuar shumë në të kaluarën.

Por, ajo që tashmë dihet pas publikimit të disa dokumenteve nga ministri aktual i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është se nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht.

Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020, në kohën sa me Qeverinë ka udhëhequr Avdullah Hoti. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues.

E Danijela Vujiçiq është deputete në Kuvendin e Serbisë nga radhët e partisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe kryenegociatori Besnik Bislimi para disa javësh ka bërë të ditur se anëtarët e ekipit menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit janë serbë.

Ai kishte theksuar se Danijela Vujiçiq është kryesuese.

Ndryshe, ministri Krasniqi në postimin në Facebook njofton se ditë më parë u ka dërguar ftesë për takim pasi ky ekip duhet të raportojë për aktivitetet e tyre por që nuk ka marr përgjigje nga ta.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e ministrit Krasniqit:

Së fundmi, si ministri kemi marrë shumë pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publik për vendimin për “Ekipin Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Më lejoni që të ju njoftoj se për këtë ekip, janë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Vendimi i parë ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi.

Vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa.

Vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti.

Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues.

Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ju njoftoj se të martën më 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje.

Të bashkëngjitura gjeni vendimet ndër vite për Ekipin Menaxhues dhe ftesën për takim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img