-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë për 20 policët që zhvaten udhëtarët e autostradës “Ibrahim Rugova”

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 20 policëve të dyshuar për marrje të ryshfetit në bashkëkryerje.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër njëzet (20) të pandehurve, që të gjithë zyrtarë policorë, Sh.D., S.V., N.R., A.R., M.B., I.D., I.A., A.E., B.Z., B.Z., Q.B., A.G., A.R., S.N., Sh.G., Sh.Z., A.K., L.G., Sh.Z. dhe N.Z., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së”, njofton Prokuroria e Shtetit.

Sipas aktakuzës, të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar dhurata për vete në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare, thuhet në njoftim.

“Të pandehurit, zyrtarë policorë në Njësinë e kontrollit të autostradave, pjesë e patrullës policore në kontrollimin e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, me qëllim nuk kanë shqiptuar tiketa të trafikut ndaj kundërvajtësve edhe pse kanë qenë të obliguar të shqiptojnë tiketa në bazë të ligjit për sigurimin e komunikacionit rrugorë, ndërsa, paratë e marra i kanë ndarë në mënyrë proporcionale”, njofton prokuroria.

“Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së”, klasifikohet vepra penale në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img