3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidenca turke reagon për gjendjen e Erdoganit, pasi ndërpreu intervistën për shkak të problemeve shëndetësore

Turqia mohoi pretendimet në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Në një deklaratë, Qendra për Luftimin e Dezinformatave e Drejtorisë së Komunikimeve pranë presidencës turke përgënjeshtroi pretendimet që “presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital”.

“Pretendimet se presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërteta. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë onlajn në ceremoninë e ‘ngarkimit të parë të karburantit në centralin bërthamor Akkuyu’, e cila do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka anuluar aktivitetet parazgjedhore të planifikuara për ditën e djeshme për arsye shëndetësore, pasi u tha se intervista ‘live’ u ndërpre për një kohë të shkurtër për shkak të problemeve me stomakun.

“Sot do të pushoj në shtëpi, sipas këshillës së mjekut”, ka shkruar dje Erdogan në Twitter./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img