1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rritja e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Egjipt, forcon raportet politike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë se avancimi i raporteve ekonomike mesë shtetit të Kosovës dhe Egjiptit, kontribuon edhe në rritjen e bashkëpunimit dhe raporteve politike.

Sipas tij, Kosova dhe Egjipti mund të bashkëpunojnë në shumë fusha të ekonomisë. Për të rritur bashkëpunimit me këtë vend i cili e ka njohur Kosovës, të enjten Gërxhaliu e ka takuar ish-ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Mohamed El Orabi.

“Takimi kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit ekonomik në mesë Kosovës dhe Egjiptit. Ne folëm edhe për mënyrën e avancimit të raporteve politike, nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Egjipti është fuqi i cili mund të jetë partner strategjik për bashkëpunim ekonomik, i cili ka 100 milionë banorë. Sa më shpejt duhet të organizohet një forum ekonomik biznesi për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve, tha Gërxhaliu, për Telegrafin.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit duhet të pranojë vulat dhe dokumentet të cilat lëshohen nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. “Pranimi i vulave dhe dokumenteve do të kishte ndikime në rritjen e investimeve”, tha Safet Gërxhaliu.

Po ashtu ai e ka informuar ish-ministrin El Orabi për ambientin e të bërit biznes në Kosovës për Ligjin për Investimet Strategjike si dhe aplikimin e MSA-së.

I pari i OEK-ut ka treguar se para se ta njihte Pavarësinë e Kosovës, Egjipti, i kanë nënshkruar katër memorandume bashkëpunimi me odat bizneseve në Egjipt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img