Manchester City ka shënuar fitore të madhe ndaj Arsenalit, duke bërë shumë të nxhetë garën për titull.
Cityzens fituan në ”Etihad Stadium” me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.
De Bryune hapi serin e golave në minutën e 7-të, ndërsa Stones dyfishoi epërsinë e Cityt në 45+2.
De Bryune shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Manchesterin në minutën e 54-të.
Arsenali arriti të ngushtoj rezultatin në 3-1, me golin e Rob Holding, në minutën e 86-të.
Kur të gjithë prisnin përfundimin e ndeshjes, Haaland shënoi për 4-1, në 90+5.
Përkundër humbjes, Arsenali vazhdon të mbajë kryesimin e tabelës me 75 pikë, dy më shumë se City, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.