3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Zelenksy: Rusia po tenton të fshijë historinë tonë, mbi 60 muze dhe vende kulturore janë shkatarruar

Një tjetër muze, këtë herë në zonën e Kharkiv, u godit nga forcat ajrore ruse, duke vrarë dy persona dhe duke shkaktuar dëme në ndërtesë, siç njoftoi presidenti ukrainas.

“Më shumë se 60 muze dhe galeri në rajone të ndryshme të vendit tonë janë shkatërruar ose dëmtuar që nga fillimi i pushtimit rus”, tha Volodymyr Zelensky.

Ai konfirmoi se dy gra u vranë pas një sulmi rus me raketa S-300 në muzeun në Kupyansk, në rajonin e Kharkiv, rreth 10 km larg vijës së frontit.

Zelensky postoi një video të ndërtesës së dëmtuar të muzeut, një pjesë e së cilës ishte shembur.

“Vendi i terroristëve po bën gjithçka për të na shkatërruar plotësisht. Historinë tonë, kulturën tonë, popullin tonë”, ka shkruar ai.

Kupyansk, kishte një popullsi prej 26,000 para pushtimit, është një qendër kryesore hekurudhore që rusët e pushtuan për muaj të tërë pas agresionit të tyre në shkurt 2022. Ukrainasit rifituan kontrollin e qytetit shtatorin e kaluar.

Përveç kësaj, ai njoftoi se në Kherson një sulm ajror rus goditi dhe shkatërroi një kishë. “Ky tempull u bë një nga qindra tempujt dhe kishat që janë shkatërruar nga sulmet ruse.” /abcnews.al

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img