7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra: Nuk e dimë me çka po merret Kurti

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se qytetarër dhe as opozita nuk janë fare në dijeni se me çka është duke u marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Ne nuk e dimë me çka është duke u marrë kryeministri Kurti. Absolutisht nuk ka transparencë. Është totalisht i papërfshirë në Kuvend, qytetarët janë totalisht të papërfshirë. Nuk e dimë për çka është duke diskutuar dhe nuk e dimë çka përmban marrëveshja”, deklaroi Deliu-Kodra.

E pyetur nga analistët në studio, se cilat do të jenë qëndrimet e PDK-së, në qoftë se në marrëveshje nuk përfshihet fare termi “persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, kjo e fundit deklaroi se për ta do të jetë diçka e papranueshme.

“Unë besoj fuqishëm që termi “persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, nuk do të figurojë në marrëveshje. Natyrisht që për ne është i papranueshëm. Standardet të cilat i ka ndërtuar Kurti kur ka thënë që nuk do ulem të diskutoj derisa të gjendet edhe i pagjeturi i fundit, ky është niveli më i ulët i një lideri i cili shkon deri në këtë masë”, shtoi tutje ajo në Tëvë1.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img