Liverpuli ka shënuar edhe një fitore tjetër në Premierligën angleze.
Redsa mposhtën në udhëtim West Hamin me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
West Ham kaluan të paret në epërsi me golin e Paquetas në minutën e 12-të. Gëzimi i vendasve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Gakpo barazoi shifrat në 1-1, kurse golin e fitores për Liverpulin e shënoi Matip, në minutën e 67-të.
Me këtë fitore Liverpuli ngritet në vendin e gjashtë me 53 pikë, ndërsa West Ham renditet e 14-ta me 34 pikë.
Në ndeshjen tjertër të luajtur sonte, skuadra e Chelseas ka pësuar humbje në shtëpi nga Brentford me rezultat 2-0.
Një autogol i Azpilicueta dhe një gol nga Mbeumo i dhanë fitoren Brentfordit.