2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Berisha pyet Kurtin: Çka pate që e mbrojte kryeshefin e KEK-ut?!

Shkruan: Hisen Berisha, deputet i PDK-së

Pse nuk na befasoi për mirë, ta pranoni të vërtetën, apo kjo kërkon kurajon qytetare që i
A mungon.

Mbrojtja nga Kryeministri, i një të akuzuari, është “presedan” që nuk do duhej të ndodhë në demokraci ku sundon ligji!

Ne e dimë që gjykatat e Kosovës e të EULEX-it, kan akuzuar zyrtar të shumtë edhe shumë meritor për vendin. Por, nuk ka ndodhur që Kryministri a Krytari i partisë, me ndërhy në drejtesi siç ndodhi Kryeminisrrin Kurti, që i doli në mbrojtje një të akuzuari, por i është lënë roli institucioneve të drejtësisë. Edhe pse shumë nga ato akuza, u ngritën nga perceptimi që e krijuat ju atëkohë, e jo nga faktet, siç i paraqiti prekuroria në rastin që po i  vihën në mbrojtje.

Zatën edhe aferën me të cilën e përfituan opinionin, si “pronto”, që u demantua nga Gjykatat, pikërisht në kohën kur Kryeministri Kurti,  Presidentja, AKI, e Zonja Vetingu e Ministrisë së Drejtësisë, po administrojnë me drejtësinë.

Kryministrit, po i drejtoj një pyetje që po e lindë vetë konteksti i precipitimit të veprimeve, në kohë e hapësirë politike e diplomatike, a mos është Kryeministri vet sekseri i të arrestuarit?!

Ketë dilemë që po e shfaqë, ma nxisin disa zhvillime kur po i shoh në retrospektivë, pra vizitat e Kryeministrit në Greqi, në hotele e resorte, për kohë të gjatë, e pa  asnjë arsyetim zyrtar, ndërkohë që këtu ndjehej shumë mungesa e tij për ti udhëzuar në veprim “analfabetët e tij funksional” siç i cilëson bashkëpunëtorët e votuesit e vet?!

Kryeministri e akuzoi Prokurorin Blerim Jusufi, taktike tashme tipike e shkollave politike që i takon Kryeministri, e fokusimit të energjisë në objektivin apo subjekt të gabuar, për ta dështuar procesin. Por, në ketë rast do e vë në pah një vlerë të Kryeprokurorit, që e bënë dallimin mes tyre. Kryeprokurori, ndryshe nga Kryeministri, përnjëmend është dhe ka qenë veteran luftëtar, e jo vetran mashtrues siç është Kryeministri apo e shumta pjesëtar siç mund të jetë!
Kryeprokurori nuk mund të punoj kundër e ta dëmtoj shtetin, sepse, Ai ka qenë  në gjendje me e dhanë jetën për ketë vend,   ndryshe nga Kurti që edhe kur hyri në politikë e aktivizëm politiko-ushtrak atë botë, në mendje e kishit veç pushtetin.
Ndryshe nga Ju, Blerimi ishte  në betejen e heqjes me forcën e armës, të kufirit dhe shkeljes së atyre piramidave, në Betejën e Koshares, që ketë përvjetor i përshkruat me një patriotizem artistik të lartë, edhe pse ishte thjeshtë hipokrizi e lexueshme, ngase as ju e as presidentja, nuk e mbështetët denjësisht manifestimin kushtuar kësaj Beteje.
Është dëshpëruese, si çdo gjë që keni bërë deri me sot, kur e sheh se si Serbia e mbështetë dhe manifeston “humbjen disfatiste e kapitullimin përball UÇK, në Koshare”, me refuzimin ta mbështesni një manifestim dinjitoz të kësaj lavdie historike. Duhet të turpërohemi si institucione, për sabotimin që po i bëni vlerës më sublime të historisë, luftës së UÇK.

Por, i tejkalojmë këto se nuk mund të rishkruhet më ajo histori. Kthehemi në temat tua, edhe na thuaj Kryeminister, çfar zori ke?

Sinçerisht, po më shqetëson sjellja juej që prej kur jeni në pushtet! Për diçka s’kam dilema më, se keni rrëshqit atje ku kam paralajmëruar.
Por, reagimi i fundit juaji në foltorën e kuvendit, kundër Kryeprokurorit e sistemit të drejtësisë, në mbrojtje të korrupsionit e krimit të organizuar,
flet se ju nuk e doni shtetin por pushtetin,
flet se ju nuk e njihni demokracinë por diktaturën,
flet se ju nuk e respektoni drejtësinë juridike por drejtësinë politike,
flet se ju nuk e duroni të vërtetën por mashtrimin politik, gënjeshtren institucionale, që me propagandë doni ta instaloni si të vërtetë etatiste, siç provuat që nga fillet e aderimit tuaj në politikë si individ e si subjekt dhe përpjekjet për ta instaluar gënjeshtren, mashtrimin e hajninë, si doktrinën tuaj politike,
përqarjen dhe degradimin e çdo vlere shtetrore dhe instalimin e hajnisë, korrupsionit, nepotizmin si formë e mjete të kapjes së pushtetit e shtetit.

Mënyra e reagimit tuaj si Kryeministër, Presidentës, Ministrave, me theks zonjës Vetingu, deputetëve tuaj, etj, na imponon nevojen e aplikimit në Kosovë me ngut, të “kartonit shëndetësor” dhe të forcohet roli i mjeksisë në shtetbërje, sikurse në Amerikë, ku mjeksia e qon në spital presidentin, nëse shfaq këso simptoma, si të Kryeministrit, Presidentës, Ministrave, Deputetëve, etj.

Nuk jeni të parët, as do të mbetëni të mbramët por, shkencat mjekësore i njohin si pacient ketë kategori, kështu kontradiktor, siç po i artikuloni mendimet tuaja. Po tregoni se ad zhenera, jeni të përfshirë nga sindromi “psychologya fanrastica”, që i karakterizon njerëzit që krijojnë një tregim të tyre në tema të caktuara, (e që është ndesh me realitetin që të tjerët e dinë se nuk qëndron në realitet), por ata vetë e besojnë dhe e tregojnë.
Veç referojuni deklarimeve të lidershipit, lidhur me zhvillimet e gjith’mbarshme në vend, si ato politike, ekonomike, sociale dhe të sigurisë. Kam  shumë  dyshime nëse mund t’iu lëshohet certifikata e shëndetit mendor, për të ushtruar detyra shtetërore. Kjo do të ishte edhe më e pamundur, sikur të kishim Ligjin për lusracion dhe Ligjin për dekriminalizimin e institucioneve.

Pra, duhet ta dinë Kryeministri e të gjithë, se ka në ketë vend e institucione, mekanizma e atdhetar brenda tyre, që e duan ketë vend, e do t’iu ndalin.
Nëse po arrini ti kapni të gjithë, e të gjitha, atëherë është populli ai që kan me ju rrënua nga pushteti, ashtu siç janë rrënuar në histori të gjitha diktaturat famëkeqe në të kaluarën, për ta shpëtuar ketë shtet, nga falimentimi ekonomik, politik e moral.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img