2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Një karton i verdhë ua humb finale – emrat që rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e madhe në rast ndëshkimi

Sot dhe nesër do të luhen gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të luajnë  në finale e madhe.

Në orën 21:00, Interi do të presë Juventusin, teksa dy skuadrat kanë shanse të barabarta për t’u kualifikuar, pas barazimit 1-1 në Torino.

Në anën tjetër Fiorentina ka hedhur një hap drejt finales, pasi ka mposhtur Cremonesen 2-0 në ndeshjen e parë dhe të enjten do të duhet të mbrojë këtë avantazh.

Ndërkohë, vlen të theksohet se plot 21 futbollistë janë në listën e atyre që rrezikojnë të mungojnë në finale, nëse marrin një karton të verdhë në gjysmëfinalet e kthimit.

Juventus dhe Fiorentina kanë nga tre futbollistë, teksa te Interi janë plot shtatë dhe te Cremonese tetë.

Emrat që rrezikojnë të mungojë në finale, nëse merr karton të verdhë:

INTER: Brozovic, Correa, Dimarco, Gosens, Lautaro Martinez, Lukaku, Onana.

JUVENTUS: Danilo, Miretti, Perin.

FIORENTINA: Amrabat, Martinez Quarta.

CREMONESE: Ballardini (trajner), Dessers, Ferrari, Meite, Okereke, Quagliata, Sarr, Valeri, Vasquez.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img