Reperja e njohur shqiptare, Tayna është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Rap-artistja edhe së fundmi ka sjellur detaje të reja rreth këngës që gjithashtu do të jetë pjesë e albumit të ri të saj.
Duke postuar një imazh nga xhirimet e videoklipit, Tayna dukej në formë të mrekullueshme e veshur me një kostum ngjyrë bezhë me të bardhë.
Në postimi, reperja nga Prizreni ka zbuluar se kënga do të jetë në bashkëpunim me reperin e njohur, Buta.
“Buta nesër i ftuar special në klasën tonë, “Mashallah x Hajde gëzuar”, ka shkruar reperja ngë mbishkrimin e postimit.
Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja në duetin e tyre të parë së bashkë.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Taynas është “Merri” që solli në shkurt të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.