2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

KOMF: Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, domosdoshmëri për reformën

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen  e Fëmijëve  në Kosovë  – KOMF në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajti tryezën me temën “Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, domosdoshmëri për reformën”. Ministria e Drejtësisë ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Ligjit të Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, të cilët ishin prezent në tryezë për të diskutuar për reformën e shërbimeve sociale përmes këtij ligji.

Në panelin e diskutimit morën pjesë Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Donjeta Kelmendi, Drejtor Ekzekutiv – KOMF, Johannes Stenbaek Madsen, Shef i Seksionit për Bashkëpunim – Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Taulant Hoxha, Drejtor Ekzekutiv – Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF dhe Adile Shaqiri nga Ministria e Drejtësisë e cila edhe e udhëhoqi diskutimin.

Gjatë konferencës, eksperti ligjor i angazhuar për hartimin e Ligjit të Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, prezantoj orientimet e ardhshme për zhvillimin e reformës së shërbimeve sociale përmes këtij ligji. Ky Ligj pritet të rregullojë zbrazëtitë juridike dhe kontradiktat që ekzistojnë në legjislacionin e fushës së shërbimeve sociale dhe familjare, si dhe të qartësojë kompetencat dhe përgjegjësitë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal. Ai po ashtu pritet të zgjerojë gamën e shërbimeve sociale dhe familjare, me theks të veçantë atyre të parandalimit dhe reintegrimit, si dhe të fuqizojë llogaridhënien institucionale.

Ligji i Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare pritet të procedohet për miratim në Qeveri, në fund të muajit Qershor 2023.

Kjo ngjarje u mundësua përmes projektit “Aksioni i Përbashkët  për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga KOMF, në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, si dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF ‘EJA Kosovë’,  bashkëfinancuar  nga Agjencia  Zvicerane  për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria  e Dukatit  të Madh të Luksemburgut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img