OpenAI tani ju jep mundësinë për të çaktivizuar historinë tuaj të bisedës kur përdorni chatbotin e tij ChatGPT.
Siç shpjegohet në një postim në blog, OpenAI thotë se nuk do t’i ruajë bisedat tuaja të mëparshme kur e çaktivizoni ruajtjen e bisedës dhe as nuk do t’i përdorë ato biseda për të ndihmuar në trajnimin e modeleve të tij të Inteligjencës së Artificiale, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, kompania do të ruajë bisedat e reja me ChatGPT-n deri në 30 ditë për të “monitoruar situatën nëse bëhet fjalë për abuzim”, përpara se t’i fshijë ato përgjithmonë. Gjithashtu, kompania tha se cilësimet nuk do të zbatohen për bisedat ekzistuese kur e keni pasur historikun e aktivizuar të bisedave, që do të thotë se OpenAI mund t’i përdorë ende ato për trajnimin e modeleve.