-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vitia: Shërbimet cilësore dhe të avancuara për pacientët janë objektiv i ynë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me u.d drejtoreshën e SHSKUK-së, Narqize Arenliu – Hoxhaj, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Shoqata e Urologëve të Kosovës dhe Klinikës së Urologjisë ku për herë të parë në Kosovë u realizuan intervenimet laparoskopike, (nefrektominë radikale dhe cistën parapielike të veshkës).

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin edhe profesorë nga “FIRAT University”, nga Turqia.

Me këtë rast, ministri Vitia falënderoi të pranishmit për për punën e bërë, si dhe stafin nga Turqia që përmes ndarjes së përvojës sjellin tek ne praktikat dhe metodologjitë më të avancuara dhe bashkëkohore. Ai tha se do të jetë përkrahë profesionistëve shëndetësor në secilën iniciativë që do të mundësojë shërbime cilësore për pacientët, bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore.

“Tashmë në QKUK, në Klinikën e Urologjisë, falë angazhimit të profesionistëve shëndetësor janë funksionalizuar shërbimet laparoskopike, duke realizuar ndërhyrje e para, gjë që dëshmon se me hapa të vegjël, por të sigurt, bëhen ndryshimet e mëdha të cilat do të vulosen me punën e juaj, – brezave të rinj, që do të jeni specialistë në të ardhmen. Si Ministri e Shëndetësisë, mbesim të përkushtuar që në qendër të vëmendjes të jetë pacienti dhe shërbimet të cilat do t’i ofrohen. Trajnimi i stafit shëndetësor, furnizimi me pajisje dhe aparaturë moderne, mbeten një prej objektivave kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha në fjalën e tij ministri Vitia.

Ministri Vitia theksoi se sistemi i shëndetësisë është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, gjë që dëshmohet edhe me rritjen e buxhetit që është më i larti deri më tani si dhe planifikimi për investime në vlerë të mbi 41 milionë euro në kuadër të Planit Strategjik për ngritjen e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor.

Këto intervenime u transmetuan në kohë reale në Qendrën e Telemjekësisë në ShSKUK, nga Salla e Operacioneve në Klinikën e Urologjisë – ShSKUK, ndërsa nga kjo përvojë patën mundësi të përfitojnë të gjithë profesionistët shëndetësorë nga spitalet e përgjithshme në qytete të ndryshme të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img