0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Për 24 orë janë ngritur 49 aktakuza, kundër 53 personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) të pandehurve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjashtë 24 orëve të fundit ka ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit katër (4) persona për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim, kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img