Lidhja e çiftit që nga dalja u shoqërua me lajme të shumta, duke filluar që nga thashethemet për ndarjen e tyre, pastaj lajmi i shtatzënisë e më vonë u tha se u ribashkuan pasi ditëlindjen e Vivit e festuan së bashku.
Por duket se ka sërish zhvillime. Ndjekësit kanë vërejtur një detaj shumë domethënës .
Vivi i ka fshirë përfundimisht të gjitha fotografitë me Getin. Për më tepër, ata më prapë nuk ndiqen me njëri-tjetrin teksa këtë herë, edhe Mozzik dhe Vivi kanë bërë të njëjtin veprim, unfollow.
E ajo që ngjalli më shumë dyshime, është postimi që ka bërë Getinjo në rrjetin social ‘Snapchat’.
‘Fundi i historisë’– shkruhet në shkrimin që ka ndarë Getinjo.