0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Murati: Subvencionimi i rrymës i kurseu shtetit 88 milionë euro dhe i ndihmoi 200 mijë familjeve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë bërë të ditur se nga subvencionimi i energjisë elektrike kanë përfituar mbi 200 familje e se vendit i janë kursyer rreth 88 milionë euro.

Në një konferencë për medie, të thirrur pikërisht për këtë masë, ministri Murati ka thënë se masa e subvencionimit të energjisë elektrike përfundon këtë muaj.

Ai ka teguar se këtë subvencionim për disa muaj e ka bërë Qeveria e Kosovës e disa muaj subvencionimi është bërë nga pakoja e BE-së.

Murati bëri të ditur se nga kjo masë kanë përfituar mbi 200 mijë familje dhe nga mos importi që është bërë nga kursimi i energjisë që kanë bërë qytetarë ai tha se janë kursyer 88 milion euro.

“Arsyeja ka të bëjë me masën për subvencionimin e energjisë elektrike. Këtyre viteve kemi pasur probleme me energjinë elektrike. Kjo gjë ka ndikuar që ne si shtet sa i përket rritjes së efiçencës, njëra nga këto masa ka qenë edhe subvencionimi i energjisë. Kjo pastaj është përfshirë edhe në pakon e BE-së, si rezultat kemi që muajt shtator, tetor dhe nëntor janë subvencionuar nga qeveria, ndërsa dhjetor, janar, shkurt dhe mars mbulimi është bërë nga BE me shumë prej 15 milion euro. Sot ose nesër qytetarët do të pranojnë subvencionin. Normalisht që do të ketë masa të tjera. 25 milion euro janë parë nga BE për familje në nevojë. Sa i përket kësaj mase ka qenë mbi 200 mijë familje dhe kanë qenë të kursyera shumë kilovat ore energji që nuk i kemi importuar, nga kjo janë 88 milion euro janë kursyer nga importi. Ky dimër konsideroj se për këtë familje ka qenë ndër dimrat më të lirë sa i përket kostos se energjisë”, tha ai.

Ai tha se qeveria do ta vazhdojë subvencionimin e energjisë për familjet e cenueshme.

“Sa i përket subvencionimit dhe familjeve që do të mbështeten kemi thënë se gjithmonë do t’i mbështesim. Jemi në përgatitje e sipër për masat se si mund të përfitojnë qytetarët. Do të kujdesemi që proceduar të jenë sa më pak burokraci. Ndoshta do të parashihet edhe aplikimi pasi janë edhe familjet në nevojë. Ne kemi pasur mbështetje në vazhdimësi të grupeve të cenueshme”, tha ai.

Ambasadori Tomas Szunyog, tha se nga subvencionimi i energjisë kanë përfituar mbi 200 familje, sipas tij subvencionimi që është bërë nga BE vetëm për këtë muaj kap vlerën e 50 milion euro.

Ai tha se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ne kemi mbuluar katër muaj, nga dhjetori deri në mars dhe mbi 200 familje kanë përfituar nga kjo masë. Mbështetja arrin deri në 50 milion për këtë muaj. Kursimi i energjisë është mënyra më e mirë për të kaluar këtë periudhë. Në të ardhmen pakoja e mbështetjes do të ofrojë mbështetje edhe në masa të tjera. Mbështetje financiare për të ju ndihmuar për ti paguar faturat e rrymës apo mjetet që përdorin për ngrohje, renovimin e ndërtesave , dritareve, instalimin e paneleve solare, mbështetje të bizneseve për të investuar në energji efiçente dhe instalim solar”, tha ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img