-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon subvencionimi i rrymës nga ana e Qeverisë

Do të përfundojë pakoja e subvencionimit të rrymës për ata që kanë kursyer energjinë elektrike.

Kështu ka njoftuar Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media.

Ai ka bërë të ditur se tre muajt e parë, shtator-tetor-nëntor subvencionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit, ndërsa për katër muaj të tjerë subvencionet janë mbuluar nga pakoja e fondeve prej Bashkimit Evropian.

“Gjatë dy viteve të fundit jemi përballur me krizën energjetike..kjo ka ndikuar që ne si shtet të ndërmarrim hapa.. nga këto masa njëra ka qenë edhe për subvencionimin e kursimit të energjisë, që e kemi lansuar në muajin shtator. Muajt shtator tetor dhe nëntor kanë qenë të mbuluar nga Kosova, kurse për dhjetor janar shkurt dhe mars u mbuluan nga fondet e BE për 15 milionë euro për këta katër muaj. Sot apo nesër, do të jetë përmbyllja e kësaj mase të kursimit që ka qenë për sezonin dimëror. Normalisht do të ketë masa të tjera që janë paraparë me pakon mbështetëse të BE, janë paraparë edhe 25 milionë euro për familjet në nevojë që të tejkalohet barra e faturave të rrymës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img