-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Serbia shkeli nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se institucionet e Brukselit “kanë marrë në dije” se Serbia ka votuar kundër pranimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Stano, megjithatë, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen nëse BE-ja e konsideron këtë shkelje të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Më 27 shkurt, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Në takimin e mbajtur më 18 mars në Ohër, ata u pajtuan për aneksin e zbatimit të të gjitha neneve të kësaj marrëveshjeje.

Neni 4 i marrëveshjes parasheh që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Liderët nuk e nënshkruan këtë marrëveshje dhe pavarësisht kësaj, pala evropiane e konsideron marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.

“Diskutimet për nënshkrimin (e marrëveshjeve) janë krejtësisht të padobishme dhe të parëndësishme. Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Progresi në dialog dhe zbatim do të reflektohet politikisht dhe financiarisht në rrugëtimin e tyre evropian”, ka thënë Stano.

Ai konfirmoi se marrëveshja e arritur në Ohër është ende e vlefshme dhe se fokusi i të gjithëve duhet të jetë në zbatimin e gjithçkaje për të cilën janë marrë vesh liderët.

E zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në lidhje me takimin e 2 majit në Bruksel që pritet të mbahet në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se takimet e radhës tash e tutje gjithmonë do ta kenë në fokus zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Takimi i radhës tash e tutje gjithmonë do ta ketë në fokus zbatimin e marrëveshjes. Ka qenë një ndërmarrje shumë e madhe që e ka mundësuar një dakordim të tillë, do të mundësohet zbatimi i plotë i saj. Në kuadër të asaj marrëveshjeje, është një çështje që kërkon urgjencën, dhe në të njëjtën kohë e ka edhe në tekst fjalën “urgjencë”, është ajo për të “zhdukurit me dhunë” dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Kurti.

Profesori amerikan, Edëard Joseph e ka vlerësuar një hap jashtëzakonisht pozitiv për Kosovën dhe qytetarët e saj miratimin e aplikimit të saj në Këshillin e Evropës. Ai në një intervistë për magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK, ka thënë se për herë të parë kemi parë se shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, nuk e kanë penguar atë, derisa Serbia me votën kundër ka shkel zotimet e Marrëveshjes së Ohrit.

“Shtetet si Greqia, Sllovakia dhe Ukraina, e cila ka një rol kyç nuk votuan asnjëra kundër Kosovës. Ato abstenuan dhe në këtë mënyrë nuk e kundërshtuan votën e Këshillit të Evropës, duke i mundësuar Kosovës që të ecë tutje dhe kjo është shumë me rëndësi. Është një hap pozitiv dhe shumë i madh i Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s dhe me dobi praktike për qytetarët shqiptarë dhe serbë të Kosovës”, ka theksuar Joseph.

Ai ka thënë se nuk ka qenë i befasuar me votën kundër të Hungarisë, pasi sipas tij presidenti i saj është një lider autoritativ, i cili po luan lojë të dyfishtë, por ka thënë se ky kundërshtim hungarezë nuk do të ketë ndonjë rol në fund të procesit.

Profesori Joseph tutje ka thënë se Serbia me Marrëveshjen e Ohrit është dakorduar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat evropianë dhe rasti i votës kundër në Këshillin e Evropës paraqet shkelje të zotimeve të saj.

“Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell duhet të komunikojë drejtpërdrejt me Madridin zyrtar, Bukureshtin dhe Nikozinë dhe zyrtarisht t’ua komunikojë se Serbia e ka shkelur zotimin e saj për të mos e penguar Kosovën në anëtarësim në mekanizmat evropian”, ka shtuar profesori amerikan.

Ai tutje ka thënë se interesi bazë i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk është mirëqenia e serbëve të Kosovës. “…sepse sikur do të ishte i interesuar për mirëqenien e serbëve ai do të përpiqej që t’i zgjidhte këto çështje. Përfituesit e vërtetë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës përveç shqiptarëve do të jenë serbët e Kosovës sepse do të kenë qasje në drejtësinë evropiane”, është shprehur Joseph.

Miratimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës sipas profesorit amerikan paraqet një tregues pozitiv për mundësinë e Kosovës për të avancuar tutje në rrugëtimin e saj evropian. Por, ai ka thënë se Kosova e ka obligim që ta pranojë dhe ta shtyjë përpara formimin e Asociacionit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img