-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Xavi tregon nëse po ndihmohen nga Tebas për rikthimin e Messit

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka hedhur poshtë sugjerimet që La Liga duhet t’i ndihmojë ata për të ri-nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germain, 0Lionel Messin.

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka deklaruar se do të dëshironte që Barça të ri-nënshkruante Messin nga PSG – edhe pse jo pa respektuar rregullat financiare të La Ligës.

Deklaratat e tij dhe rikthimi i mundshëm kanë bërë bujë në Spanjë, duke u komentuar shumë dhe i fundit që ka folur rreth kësaj çështje ka qenë pikërisht trajneri i Barcelonës, Xavi.

“Është një pyetje për presidentin e La Ligas. Ju keni pyetur personin e gabuar. Ka rregulla dhe unë nuk shoh ndonjë ndihmë. Ka rregulla që duhet të respektohen”, ka thënë Xavi kur u pyet nëse po ndihmohen nga La Liga për rikthimin e Messit.

Javën e kaluar, Tebas deklaroi se momentalisht Barcelona nuk mund të nënshkruaj me Messin.

“Sot ata nuk mund të nënshkruajnë me Messin, por shpresojmë se do ta menaxhojnë atë. Ka ende shumë kohë. Ne jemi në pritje të një plani qëndrueshmërie. Ata mund të shesin lojtarë”.

“Sot është e vështirë. Shpresojmë, Barça do të bëjë lëvizjet e nevojshme që Messi të vijë, por nuk do të ndryshojmë asnjë rregull që ata të nënshkruajnë me Messin”.

“Kjo është ajo që ne presim. Unë do të doja që Messi të luajë në këtë garë”, ka thënë Tebas. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img