Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se Komisioni i Garave i FBK-së ka vendosur që ndeshja e pestë gjysmëfinale e serisë mes KB Prishtinës dhe KB Trepçës të zhvillohet këtë të diele më 30 prill.
FBK gjithashtu njoftoi se ka kundërshtuar propozimet e KB Prishtinës që ndeshja të zhvillohet më 26 ose 28 prill, pasi nuk i pa këto opsione të shqyrtueshme, dhe se nuk parashiheshin në Propozicionet e Garave.
Por, KB Prishtina tani ka reaguar për vendimin e FBK-së që ndeshja të zhvillohet të dielën, duke mos e pranuar këtë gjë.
Përmes një komunikate zyrtare në faqen e klubit, KB Prishtina ka njoftuar se ky vendim i FBK-së është në kundërshtim flagrant me rregulloret e vetë federatës.
Njoftimin e plotë të FBK-së e gjeni më poshtë.