Zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtuar të shtunën në veri, mund të mos ofrojnë një zgjidhje afatgjate politike për qeverisjen në të katër komunat veriore.
Madje, njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu ka thënë se ekziston rreziku që zgjedhjet të përsëriten pas një muaji, në rast se brenda kësaj periudhe kohore kryetarët e rinj nuk arrijnë të betohen.
“Nëqofse se nuk realizohen procedurat e betimit në afat prej një muaji mund të ketë përsëritje të zgjedhjeve në të katër komunat, nëse destrukcioni vazhdon nga Lista Serbe dhe Beogradi për të penguar Kosovën që ta konsolidoj lëvizjen lokale, pra të vazhdojë mandatin deri në përfundim të këtij mandati aq sa ka mbetur, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në këto katër komuna.”, ka thënë Baraliu në “INFO10”.
Tutje, ish-kryetari i KQZ-së, ka thënë se pengesat për qeverisje në këto komuna do të jenë të mëdha, duke filluar që nga rekrutimi i drejtorëve, për shkak të presionit të madh që po u bëhet serbëve.
“Mund të ketë edhe pengesa tjera në realizimin e detyrave. Por edhe në edhe rekutrimin e drejtorëve të departamenteve si psh; Mitrovica e veriut i ka dikun 16 drejtori nga të cilat kanë dhënë dorëheqje serbët dhe tani do duhen konkurse. Pra ka problem edhe për kuadra, frikë nga struktura paralele dhe shantazhet e Listës Serbe.”, deklaroi ai.
Me 23 prill, në veriun e Kosovës u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komuna.
Kjo erdhi si shkak i dorëheqjeve të kryetarëve serb përfshirë edhe zyrtarë të tjerë institucional, pas tensioneve që kishte të raporteve Kosovë-Serbi në dhjetorin e kaluar.
Megjithse në këto zgjedhje, pjesëmarrje e qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën e votës ishte shumë e ulët.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, personat që votuan ishin 1567 (3.4%)
Sipas të dhënave të para të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje fitoi Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mori Zubin Potokun dhe Zveçanin.