Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se qeveria duhet të jetë më e kujdesshme kur të ndërmarrë veprime në pjesën veriore të Kosovës.
Haradinaj, duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill, ka thënë se fakti që kanë dalë vetëm disa serbë në votim nuk është pozitiv.
“Serbia mburret me mosdaljen e serbëve në këto zgjedhje”, thotë ai.
Duke folur tutje për shumë veprime të qeverisë në veri në vitin e fundit, Haradinaj ka thënë se duhet të ketë kujdes dhe se nuk bën të merren vendime pa koordinim me partnerët ndërkombëtarë.