Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, tha se do t’u përgjigjen të gjitha kërcënimeve që vijnë nga Serbia dhe grupet kriminale në pjesën veriore të Kosovës pas zgjedhjeve në katër komunat veriore.
Sveçla tha se kërcënimi dhe shantazhi i Serbisë ka shkuar deri në atë shkallë sa që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte deklaruar se ka një listë më serbët të cilët do të arrestoheshin posa që kalojnë në Serbi nëse marrin pjesë në zgjedhje.
Po ashtu, ministri Sveçla tha se afër qendrave të votimit kishte njerëz që vëzhgonin procesin dhe shikonin nëse ndonjë serb do të dilte për të votuar. Sipas tij, këta persona tashmë janë të njohur për organet e rendit të cilët shumë shpejt do të dalin para drejtësisë.