3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kryediplomati grek kritikon votën për Kosovën në KiE, thotë se nuk duhet lëkundur qëndrimi i Greqisë

Komiteti i Ministrave ia ka përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të hënën (24 prill) pranimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në njoftimin e lëshuar nga ky komitet thuhet se për bazë i kanë marrë edhe të arriturat e Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë për ta pranuar aplikimin për anëtarësim.

33 shtet votuan pro këtij vendimi, 7 kundër, pesë abstenuan dhe vetëm një nuk votoi fare.

Ndër shtetet që abstenuan është edhe Greqia, veç Bosnjë dhe Hercegovinës, Moldavisë, Sllovakisë e Ukrainës.

Për këtë veprim të shtetit helen ka reaguar ish-ministri i Jashtëm i saj, George Katrougalos, i cili njëherësh është edhe përfaqësues grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të BE-së (PACE).

Në një postim në Tëitter, ish-kryediplomati grek që mbajti këtë pozitë gjatë qeverisë së Alexis Tsipras, tha se vendimi i shtetit grek për të abstenuar dëshmon se vendi po ndryshon qëndrim karshi shtetit të Kosovës.

“Ky qëndrim nuk është diskutuar me forcat politike, edhe pse ndryshon, pa sqarim, qëndrimin e palëkundur grek. Në të njëjtën kohë, kjo e dobëson rolin e ndërmjetësit që Greqia duhet ta ketë në rajon”, ka thënë Katrougalos, që aktualisht është edhe deputet në parlamentin grek me partinë SYRIZA, transmeton Klan Kosova.

Ai potencoi se abstenimi i Greqisë, duke u diferencuar nga shtetet tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania e Qiproja, nuk kontribuon në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Vendi ynë gjithmonë duhet të promovojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke mbështetur hapat dhe zgjidhjet e pajtuara reciprokisht. Vendimi i qeverisë për ta diferencuar veten në votimin për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga vendet tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja, që votuan kundër, nuk kontribuon në këtë qëllim”, shtoi ish-ministri i Jashtëm grek.

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të BE-së (PACE), ku u diskutua për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Katrougalos tha se Ballkani ka ende potencial shpërthyes, por që kjo nuk kufizohet vetëm në Ballkan.

“Në rastin e Kosovës, ka njëfarë drite. Duket se pas deklaratës së fundit të presidenti serb që riekzaminon propozimet për normalizim, ndoshta dy palët mund të arrijnë një kompromis të zbatueshëm. Sepse është e dukshme se zgjidhja e vetme e mundshme është përmes dialogut, respektimit të tjerëve dhe kompromisit. Siç kanë treguar Greqia dhe Maqedonia me marrëveshjen e Prespës. I ashtuquajturi plan ‘franko-gjerman’ i cili thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në këmbim të një forme, nëse jo të vetëvendosjes, së paku të vetëshprehjes, së pakicës serbe, mendoj se mund të jetë një prej mënyrave të mundshme të kompromisit. Jo e vetmja. Të dyja palët duhet të respektojnë plotësisht konventën kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave. Serbia është pjesë e saj, autoritetet e Kosovës duhet të përqafojnë në tërësi dhe të respektojnë provizionet e saj”, tha George Katrougalos.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img