6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pse e shërbeu Kurtin me raki në Ramazan? Haradinaj shpjegon çka ndodhi në Gllogjan në takimin me Kurtin

Një fotografi e kryeministrit, Albin Kurti me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj duke cakërruar gotat e rakisë në Epopenë e Dukagjinit gjatë muajit të Ramazanit, zgjoi shumë vëmendje dhe nxiti shumë kritika.

“Ne nuk kemi pasur media aty. Kryeministri ka ardhur me media. Ne as fotografi nuk i bëjmë dikut. E keni parë ju, shumë pak fotografi dalin prej Gllogjanit, se i respektojmë ata që vijnë, por kryeministri erdhi me media… e tradita në Dukagjin populli e di si është. Te ne para se me ta bo një… ka edhe që s’e pinë rakinë, se janë më fetar, por shumica e familjeve në Dukagjin, për mikpritje e ke një ujë rakie e atëherë një kafe ose shtrohet sofra…”, ka thënë ai gjatë emisionit.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se Kurti e ka pasur opsion ujin dhe ka mundur ta refuzojë rakinë.

“Ai ka pasur opsion, ka pasur edhe ujë”, ka vazhduar Haradinaj.

“Ne në përvjetor, në Epopenë e Dukagjinit, nuk kemi parti. Unë atëherë nuk kam pasur identitet partiak, kam qenë UÇK. Në ata përvjetorë, ne respektojmë këndo që vjen dhe është i mirëseardhur çdo kush, çdo person. Ne e mirëpresim kryeministrin në Epopenë e Gllogjanit”, ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img