-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq kërcënon përsëri: Serbia do të ndryshojë politikën e saj të jashtme ndaj individëve

Pas asaj që ndodhi dje, Serbia do të ndryshojë politikën e jashtme. Do të ndryshohet kryesisht sipas atyre që dje në një farë mënyre votuan ndryshe në Këshillin e Evropës.

Për disa ishte e pritshme, pati zhgënjime, por edhe surpriza të këndshme. Hungarisë, Spanjës, Qipros, Azerbajxhanit… faleminderit për mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara”,  tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Pak më pak se një vit pas dorëzimit, Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, me më shumë se dy të tretat e votave, dje mbështeti kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Vuçiq nuk u befasua nga ky lajm, duke kujtuar se kishte paralajmëruar për këtë një apo dy vite më parë.

“Nuk kemi asgjë për të turpëruar, e vetmja gjë që ka mbetur është një skuqje në faqet e atyre që thanë se do ta mbështesim Serbinë. Ne e dinim që ata kishin shumicën dhe e kishin gjithmonë. Dihej që në fillim se ata kanë një shumicë, të cilën nuk mund ta kërcënoni, sepse këto janë vende, në pjesën më të madhe, anëtare të Bashkimit Evropian”, tha Vuçiq.

Përderisa kjo pritej, vendimi i Hungarisë për të mos mbështetur aplikacionin e Kosovës ishte i papritur.

“I jam jashtëzakonisht mirënjohës Viktor Orbanit për marrjen e një vendimi të tillë”. Unë i kërkova të shtunën të marrë parasysh qëndrimin e Serbisë, duke pritur që ai vetëm të abstenojë nga votimi. Si miqtë më të mëdhenj të Serbisë votuan kundër. Ata e bënë këtë me zë të lartë dhe të qartë”, tha Vuçiq.

Përveç Hungarisë, ai ka falënderuar edhe vendet tjera që dje nuk e kanë përkrahur Kosovën, përkatësisht Spanjën, Rumaninë, Qipron, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë:

“Faleminderit për mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara”. 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img