4.5 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut shkarkon Nagip Krasniqin, emërohet menjëherë një ushtrues i detyrës

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka pezulluar nga puna kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi pas arrestimit nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për keqpërdorim me detyrën dhe autoritetin zyrtar.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës, është emëruar Përparim Kabashi.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut.

“Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot, me dt. 25.04.2023, janë marr vendimet si në vijim: BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës  së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm. Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në fund.

Ndaj Krasniqit, Prokuroria Speciale fillimisht kishte nisur një hetim preliminar për mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa Krasniqi më vonë do të përfshihej në raportet e hetuesve të Policisë.

Dyshohej për përfshirje në një rast korruptiv. Krasniqi i kishte nënshkruar dy marrëveshje të cilat dyshohet t’i kenë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit.

Nagip Krasniqi kishte realizuar një vizitë në Kroaci në mars të vitit të kaluar, atje ku Berishaj shërben si ambasador i Kosovës. Hetuesit policorë dyshojnë se ata dy ishin takuar atje.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img