Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë spanjolle pasi janë gjendur brenda një plantacioni kanabisi.
Sipas mediave spanjolle 3 shqiptarët të moshës 38, 39 dhe 44 vjeç kishin përshtatur një ambient në zona të pabanueshme për të kultivuar lëndë narkotike.
Efektivët kishin vënë re lëvizjet e dyshimta në orët e para të mëngjesit si edhe daljen e disa tubave të ventilimit të ajrit, dhe më pas kanë vijuar hetimet që u finalizuan me arrestimin e tre personave.
Në të dhënat e kryera u gjetën dy plantacione me 721 bimë marihuanë në fazë të avancuar rritjeje dhe maturimi, të cilat dhanë një peshë bruto të përafërt prej 900 kg.