-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Roma ka humbur 53.3 milionë euro në gjashtë muaj e parë të vitit financiar

Roma ka bërë të ditur se ka regjistruar humbje prej 53.3 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit financiar, kjo si pasojë e eliminimit nga Liga e Kampionëve.

 

Giallorrossët u eliminuan nga Porto në fazën ‘play-off’ dhe ky eliminim ka pasur ndikim në financat e klubit italian.

Dokumenti, i cili është aprovuar nga aksionarët, tregon humbje prej 53.3 milionë eurosh për gjysmën e parë të vitit financiar 2016/2017.

Në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar humbja ka qenë shumë më e vogël, 3.4 milionë euro, ashtu që këtë vit humbja është për 49.9 milionë euro më e madhe.

Njëherësh është bërë e ditur se gjatë vitit të parë financiar, kompania që e pronëson klubin, Neep Roma Holding S.p.A, ka investuar 70 milionë euro për nevojat financiare të klubit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img