2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të KEK-ut

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka dorëzuar sot kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Tahiri ka theksuar se seancën kanë kërkuar që të mbahet nesër nga ora 11:00.

“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, ka deklaruar ai.

Tahiri edhe para disa ditëve ka kërkuar që Nagip Krasniqi të shkarkohet, sipas tij, është e papranueshme që shefi i korporatës më të madhe të jetë në paraburgim.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është arrestuar Nagip Krasniqi – kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vepra penale. Me urdhër të prokurorit Krasniqi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img