-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale me temën “Të nxisim Inovacionin dhe Kreativitetin”

Sot, në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale u mbajt konferenca me temën “Të nxisim Inovacionin dhe Kreativitetin”, edicion i cilit këtë vit iu dedikua grave të cilat me punën e tyre të palodhshme kanë dhënë kontribut të madh në fusha dhe profile të ndryshme të pronësisë intelektuale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për veprimet e zbatuara nga qeveria të cilat ndërhyjnë dhe ndikojnë ekonominë drejt barazisë dhe zhvillimit, teksa ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, listoi shumë nisma ligjore që MINT ka ndërmarrë në këtë drejtim.

Zëvendësministrja Daulina Osmani, në fjalën e saj tregoi për punën e MKRS-së drejt hartimit të politikave adekuate dhe përmirësimit të kornizës ligjore për mbrojtjen, promovimin dhe shpërblimin e krijuesve, e në veçanti për reformimin e kornizës ligjore dhe rregullative në fushën e të drejtave të autorit për pronësi intelektuale.

Të pranishëm në këtë ngjarje të organizuar nga MINT dhe MKRS ishin edhe përfaqësues të organizatave si dhe shumë ndërmarrës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img