11.4 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Panairi më i madh ekonomik në Kosovë “PRISHTINA 2023”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës mbahet në Prishtina Mall

Panairi i përgjithshëm Ndërkombëtar Ekonomik “PRISHTINA 2023” organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës është padyshim ngjarja më e rëndësishme ekonomike në Kosovë, e cila mbledhë ndërmarrësit vendorë dhe ndërkombëtarë nga të gjithë sektorët në kërkim të mundësive të reja për të zgjeruar bizneset e tyre dhe promovuar ato.

Këtë vit, panairi do të mbahet në qendrën më të madhe tregtare, jo vetëm në Kosovë por në gjithë Evropën Juglindore, në Prishtina Mall. Objekti modern dhe pozita gjeografike e bëjnë atë një vendndodhje të përsosur për organizimin e një panairi të tillë, duke ju ofruar vizitorëve një përvojë unike.

Panairi do të mbahet për tri ditë rresht, nga 26 deri më 29 prill.

Panairi i përgjithshëm Ndërkombëtar “PRISHTINA 2023” ofron një mundësi për të gjithë pjesëmarrësit që t’i ekspozojnë produktet e tyre dhe shërbimet që ata ofrojnë, të shkëmbejnë njohuri, ide të reja, të mësojnë rreth industrive dhe modeleve të ndryshme të biznesit, të informohen mbi mundësitë e rritjes dhe zhvillimit të biznesit, si dhe për t’u lidhur me pjesëmarrësit, furnitorët e tjerë si dhe krijimin e partneriteteve të reja.

Në panair do të organizohen edhe sesione informuese rreth mundësive të investimit në komunat e Kosovës. Këto sesione synojnë të ofrojnë njohuri të vlefshme për rregulloret e investimeve, trendet e tregut dhe sektorët potencialë për investime në Kosovë.

Pavarësisht nëse jeni një investitor me përvojë ose fillestar, këto sesione do të shërbejnë si një platformë e shkëlqyer për rrjetëzimin, ndarjen e ideve dhe për fitimin e avantazheve konkurruese.

Për të siguruar akses të lehtë në këtë panair, shërbimet e transportit do të jenë falas dhe do të ofrohen çdo 15 minuta nga Rrethi me Flamur.

Përqendrimi i panairit në promovimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, e bën këtë panair një ngjarje të rëndësishme për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë biznes në Kosovë.

Shihemi në Prishtina Mall me 26 prill në ora 11:00 kur edhe do të bëhet hapja solemne e Panairit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img