Avokati Tom Gashi në një intervistë ka rrëfyer për raportet e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Gashi thotë se nuk ka prishje të raporteve me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
‘’Jo nuk ka kurrfarë prishje të raporteve me Hashim Thaçin por problem qëndron se unë nuk e pranojë Gjykatën Speciale’’, ka thënë Gashi.
Më tutje Gashi ka folur edhe për punën e tij si këshilltar ligjor në kabinetin e Hashim Thaçit.
Avokati thotë se Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati thotë se kanë pasur drejtë që të informojnë opinionin lidhur me pretendimet e tyre për Gjykatën Speciale.