-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Punëtorët e KEK-ut të premten në protestë, kërkojnë rritje të pagave

Kryesia e sindikatave të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka njoftuar se të premten punëtorët e kësaj ndërmarrjeje do të protestojnë me kërkesën për rritje të pagave.

Protesta do të mbahet para zyrave të KEK-ut në sheshin “Nëna Terezë” me moton “Ngrite zërin për ta ngritur pagën”.

“Nga mbledhja e Kryesive të Sindikatave të KEK-ut më datë 20.04.2023 është marrë vendim për Protestë më datë 28.04.2023 duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në njoftim.

Qëllimi i protestës thuhet se është ngritja e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

“Edhe pse ishte një premtim nga ana e Bordit për realizimin e kërkesës së sindikatave të KEK-ut por edhe premtim publik përmes komunikatës së datës 03.04.2023. Si më poshtë: ‘Duke pasur tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit Prill të këtij viti, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut, do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut’. Përkundër premtimit kjo nuk po ndodhë prandaj ne vazhdojmë”, thuhet në njoftim./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img