-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shtuan vota për PDK-në dhe LDK-në, ja çfarë thanë para Gjykatës të dyshuarit

Të akuzuarit Isak Berisha, Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm për falsifikim të rezultateve të votimit.

Një deklarim të tillë rreth fajësisë, të akuzuarit e kanë bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ilaz Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pasi të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, gjykatësi Gëzim Ademi, i njoftoi se të njëjtit kanë të drejtë që brenda afatit prej 30 ditësh mund të bëjnë kundërshtimin e provave si dhe të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Ndryshe, seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak se të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre nuk ishin të pajisur me shkresa të lëndës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 prill 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Isak Berisha, Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, sepse më 22 tetor 2017, pas orës 19:00 në vendvotimin nr.1301X/03R, i cili gjendet në shkollën e mesme “Ulpiana”, në Lipjan, të pandehurit në bazë të marrëveshjes paraprake, gjatë numërimit të votave, kanë falsifikuar rezultatet e votimit për kandidatë të Kuvendit Komunal të Lipjanit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Isak Berisha, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të vendvotimit dhe të pandehurit Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, anëtarë të Këshillit të vendvotimit, kanë falsifikuar rezultatet e votimit, duke manipuluar me 76 votat e kandidatëve brenda përbrenda subjektit të njëjtë politik.

Tutje, sipas aktit akuzues thuhet se kandidatëve të preferuar të tyre u kanë shtuar; PD 6 vota, Fjala 60 vota, PDK 10 vota, po ashtu kanë hequr për: PDK 14 vota; LDK 8 vota, të cilat i kanë bartur në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” nga neni 219, par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img