-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet në gazetën zyrtare të BE-së rregullorja për liberalizimin e vizave

Në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian sot është publikuar rregullorja 2023/850 për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 15 maj të vitit 2023. Në këtë rregullore në nenin tre të saj thuhet se Kosova i ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit të saj drejt një regjimi pa viza.

Ndërkaq në nenin katër thuhet se nga kërkesa për vizë duhet të përjashtohen vetëm mbajtësit e pasaportave biometrike të lëshuara nga Kosova në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). Ky përjashtim nuk duhet të zbatohet deri në datën nga fillimi i funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i krijuar me Rregulloren (BE) 2018/1240 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit ose deri më 1 janar 2024, apo ndonjë datë tjetër që mund të publikohet më herët.

Analisti politik, Demush Shasha, për këtë gjë ka thënë se Qeveria e Kosovës ka mjaftueshëm kohë që të informojë qytetarët për procedurat që i presin.

“Kjo do të lejoj mjaftueshëm kohë institucioneve të Kosovës të ndërmarrin fushatat e nevojshme të informimit për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve që burojnë nga lëvizja e lirë në Zonën Shengen, por edhe do jap mjaftueshëm kohë autoriteteve kufitare të vendeve të BE-së të përgatiten për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nga 1 janar 2024”, ka shkruar Shasha

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img