-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryekëshilltari i Osmanit e vendos “në kajde” të qenit Petkoviqin: Mos leh!

Kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme përplasjet në Twitter midis Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i stafit në Kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela derisa  ia ka numëruar kryenegociatorit serb Petar Petkoviq shkeljet që Serbia ua ka bërë ndër vite marrëveshjeve të Brukselit i ka thënë që të mos leh.

‘’Petre, mos leh! Dje Serbia ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë: “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. Vota juaj kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të penalizohet’’, ka shkruar Vela në Twitter.

Krejt kjo përplasje midis Velës dhe Petkoviqit ndodhi për shkak se dje presidentja Osmani në Tëitter shkroi se për 24 orë Serbia i ka bërë dy shkelje të marrëveshjeve të fundit, duke ndërhyrë në zgjedhje dhe duke lobuar e votuar kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Lidhur me këtë Petkoviqi i reagoi duke thënë se kur Osmani përmend shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, me gjasë i referohet Asociacionit të komunave serbe”.

Në fazën e parë drejt pranimit të aplikimit të Kosovës pro kanë votuar 33 shtete të Këshillit të Evropës, ndërsa Serbia u është bashkuar Azerbajxhanit, Qipros, Gjeorgjisë, Hungarisë, Rumanisë e Spanjës në votën kundër.

E në procesin e votimit abstenuan Sllovakia, Greqia, Bosnjë-Hercegovina, Armenia dhe Ukraina./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img