-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

IPK shpërblehet me çmim në mesin e 52 vendeve në botë

Inspektorati i Policisë së Kosovës është shpërblyer me çmimin në mesin e 52 vendeve të botës.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj është nderuar nga Departamenti i Shtetit në Washington për sukses të jashtëzakonshëm operacional.

“Në ceremoninë e mbajtur dje në Departamentin e Shtetit në Washington për ditën e Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj është përzgjedhur fitues i çmimit kryesor për Sukses të Jashtëzakonshëm Operacional, si i nominuar për realizimin me sukses operacionit antikorrupsion të Inspektoratit Policor të Kosovës ku u arrestuan 74 zyrtarë policorë në operacionin e vitit të kaluar të koduar me emrin “PIKA 1 dhe PIKA 2”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe të Ganës, të diplomuar në Akademinë Ndërkombëtarë të Zbatimit të Ligjit u vlerësuan që me punën e tyre kanë bërë një ndryshim të madh në komunitetet e tyre dhe sektorët e drejtësisë penale në mbarë botën.

Në këtë ceremoni ishin të nominuar zyrtarë nga 52 shtete nga e gjithë bota, ndërkaq çmimi u nda nga Nënsekretarja e Shtetit znj. Uzra Zeya dhe Ndihmës Sekretari i INL-it (Byroja për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit) z. Todd Robinson.

Kryeshefi Hodaj është duke vazhduar vizitën zyrtare në Washington, ku gjatë ditëve ne vijim do të pritet nga zyrtarë të lartë nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë në SHBA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img