8.8 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Skenderaj: Zbulohet një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arritur që të zbulojë në Skenderaj një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.

Kjo ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën ‘’Gjon Buzuku’’.

‘’Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 24 prill 2023, hetuesit policor në rrugën “Gjon Buzuku” në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: televizor, shtëpiza të kompjuterëve dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img