4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbrojtja e Nagip Krasniqit ushtron ankesë në Apel, gjendja e tij është stabile

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi. I njëjti dyshohet për kryerjen e tri veprave penale. Por mbrojtja e tij, Taulant Ferizi, kundër këtij vendimi ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.

Në një bisedë për Gazetën Express, avokati Taulant Ferizi, tha se presin nga Apeli një vendim në favor të klientit të tij.

“Ankesë kemi ushtru në Gjykatën e Apelit, tash Gjykata e Apelit brenda disa ditësh duhet me vendos për ligjshmërinë dhe nëse janë plotësu kushtet për caktimin e masës së paraburgimit për z.Nagip Krasniqi. Ne jemi anku për të gjitha bazat e mundshme të cilat i ka përcaktu Kodi i Procedurës Penale dhe presim një verdikt sa më të drejtë dhe në favor të klientit”, tha avokati Ferizi.

Meqenëse në ditën kur policia bastisi zyrën dhe banesat e Krasniqit, ai kërkoi ndihmë mjekësore në Emergjencë, avokati u pyet edhe për gjendjen shëndetësore të kryeshefit të KEK, dhe i njëjti sipas Ferizit tani ka gjendje stabile shëndetësore.

“Kemi pas kontakte me z.Nagip Kransniqin, kam qenë në vizitë, gjendja e tij shëndetësore është e mirë momentalisht, është stabile. I njëjti ka probleme të vazhdueshme me shëndet që i paraprijnë kësaj procedure penale që është zhvillu ndaj tij, por me rastin e kontrollit gjendja e tij është përkeqësu, mirëpo tash gjendja e tij është stabile”, tha Ferizi.

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua javën e kaluar nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’.

Krasniqi aktualisht ndodhet në paraburgim.

Njësia e Veçantë e Hetimeve ka bastisur zyrën e Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, “me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura”, ka njoftuar prokuroria.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, ka njoftuar prokuroria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img