-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari kosovar në Bruksel: Nëse s’ka pengesa, Kosova në fillim të vitit të ardhshëm bëhet anëtare e KiE-së

Gazetari nga Brukseli, Augustin Palokaj, ka deklaruar se anëtaësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Palokaj ka thënë se lidhja midis këtyre dy proceseve mund të shihet më së miri me shtyrjen që i është bërë Kosovës për rreth një vit që kur e ka paraqitur kërkesën për anëtarësim.

“Është rrugë jo edhe aq e shkurtër sa është menduar sot pas lajmit të mirë. Së shpejti do të mbushen 1 vit prej kur Kosova ka bërë kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe nuk ka pasur asnjë arsye që të shtyhet kaq shumë për pothuajse 1 vit. Kjo dëshmon që ky proces është shumë i lidhur me procesin e dialogut. Edhe sot kur u mor ky vendim, u bë hapi i parë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe nëse do të ketë vullnet politik dhe gjithçka të shkojë sipas planit, do të mund që për raportin që do të përgatiten të diskutohet në qershor apo në takimin e vjeshtës në tetor”, ka njoftuar ai.

Sipas Palokajt, gjithçka mund të përmbyllet brenda këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm nëse nuk do të ketë pengesa në procesin e anëtarësimit në këtë organizatë.

“Gjithçka mund të përmbyllet brenda këtij viti që më pas Kosova me vendim prapë të Këshillit ministror në Këshillin e Evropës të bëhet anëtare e kësaj organizate. Sot është thënë qartë se kjo do të varet nga gatishmëria e Kosovës dhe suksesi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga dialogu, përfshirë edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjasat janë që nëse nuk ndodh diçka e papritur, Kosova brenda këtij viti ose në fillim të vitit që vjen të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë ai.

Sa i përket qëndrimit të Hungarisë në votimin e së hënës, Palokaj ka thënë se është dëshmi e raporteve të mira që ka ky vend me Beogradin.

“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë kthim të qëndrimit të Hungarisë sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, thjeshtë është një dëshmi i raporteve të mira që ka sot regjimi i Serbisë me në krye presidentin Vuçiq dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe votimi për Kosovën kundër këtij hapi të sotëm nga ana e Hungarisë që u arsyetua kinse për të pritur ë shumë kohë dhe për të mos prishur atmosferën në prag të Samitit të Këshillit të Evropës që do të mbahet në Islandë, ndoshta për shkak se në atë rast do ta bojkotonte Serbia, e atje nuk do të flitet për Kosovën pasi hapi i sotëm është i mjaftueshëm, e heq Kosovën nga rendi i ditës”, ka thënë ai.

Palokaj: Ambasadori amerikan në Beograd po sillet sikur të ishte këshilltar i Vuçiqit

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka deklaruar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, kohët e fundit po sillet sikur të ishte këshilltar i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kështu është shprehur ai të hënën për “Interaktivin” e KTV-së, derisa ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku të dielën u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në këtë zonë, gjë që është përmendur edhe nga vetë presidenti serb.

“Ambasadori amerikan në Beograd kohëve të fundit po sillet sikur të ishte bashkëpunëtor apo këshilltar i presidentit të Serbisë dhe jo si ambasador i një vendi që ka një qëndrim të prerë sa i përket situatës në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas Palokajt, në zgjedhjet e 23 prillit nuk dolën përfaqësues legjitim të të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës.

“Nuk shoh mundësi për tranzicion të pushtetit. Kemi zbrazëtirë të pushtetit që është krijuar me largimin e serbëve nga ato institucione, kemi emërime të zëvendësve të tyre, kemi kryetarë të komunave që janë zgjedhur, ndoshta ata do ta nisin punën, mirëpo do të vazhdojë sistemi paralel i Serbisë. Nuk kam besuar asnjëherë që strukturat paralele në veri të Kosovës janë shuar, ato kanë qenë gjithmonë të pranishme në mënyrë të dukshme apo të padukshme”, ka thënë ai.

Lidhur me takimin e nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë që pritet të mbahet më 2 maj në Bruksel, Palokaj ka thënë se pritjet nuk janë të mëdha.

“Më 2 maj nëse prezantohet (drafti), do të jetë fillimi i krijimit të Asociacionit dhe ai draft do të jetë i pari. Vetë marrëveshja thotë se duhet të jetë në kuadër të ligjeve të Kosovës. Në fund të fundit nuk do të ketë rrugëdalje tjetër pos të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mund të ketë edhe presion mbi Kosovën që të ndryshojë Kushtetutën”, ka theksuar ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img