Një realizim për Çmimin Pushkash vjen nga Uruguai. Abel Hernández shënoi një gol të mrekullueshëm për Penãrolin në sfidën ndaj Plaza Colonia në minutën e shtatë shtesë, duke i dhënë fitoren 1-2 skuadrës së tij në këtë përballje të javës së 12-të të ligës uruguaiane.
Hernandez e dërgoi topin në rrjetë me një veprim të rrallë akrobatik, i denjë për të konkurruar për golin e vitit.
Penãrol është lider i kampionatit me 27 pikë, i ndjekur nga Cerro Largo me 22 pikë.