3.7 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Tani është koha për fillimin e Partneritetit për Paqe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas aprovimit të kërkesës së Kosovës për anëtarërim në Këshillin e Evropës.

Haradinaj ka thënë se ky është hap i mbarë dhe i vështirë, ndërsa ka shprehur besim në anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE.“Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë fillimin e Partneritetit për Paqe.

“Krahas këtij procesi, tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe”, është shprehur Haradinaj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img