13.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Spahiu tregon se a mund të ketë sërish zgjedhje në veri, përmend mundësinë që të ketë edhe viktima

Procesi zgjedhor i 23 prillit ka nxjerrë fitues dy kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe dy kandidatë të Partisë Demokratike në katër komunat veriore të vendit.

Deri të zgjedhja e tyre erdhi pasi komuniteti serb në atë pjesë të vendit ka bojkotuar në masë të madhe këtë proces zgjedhor.

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryetarët e rinj do të kenë vështirësi, madje ka thënë se ndoshta mund të ketë edhe viktima, por ky është një proces, që sipas tij, duhet kryer patjetër.

“Sigurisht që ata janë të zgjedhur legal dhe do ta ushtrojnë detyrën si çdo kryetar tjetër komune. Qëllimi pse janë bërë këto zgjedhje është ngritja e flamurit të Kosovës edhe në këto objekte komunale në veri të Kosovës, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë pas luftës. Edhe pse të zgjedhurit kanë qenë në bazë të sistemit zgjedhor të Kosovës, ata nuk e kanë respektuar ligjin e Kosovës për simbole. Tani detyra e vetme e këtyre institucioneve është që ta ngrehin flamurin atje dhe pastaj kur në zgjedhjet e ardhshme të kthehen serbët do ta gjejnë flamurin e Kosovës dhe nuk do ta heqin ma”, ka thënë Spahiu për IndeksOnline.

I pyetur se a do të mund ta çojnë mandatin deri në fund, apo mund të ketë sërish zgjedhje të reja, Spahiu ka thënë se varet nga bisedimet mes Kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, dhe se kurdo që ata merren vesh mund të ketë zgjedhje të reja në këto komuna.

Spahiu poashtu ka folur edhe për çështjen e asociacionit.

“Pavarësisht këtyre asociacioni është pjesë e kompromisit për njohjen e Kosovës dhe ai do të bëhet varësisht nga gatishmëria e Serbisë për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Beograd dhe ambasadën e saj në Prishtinë, e cila quhet njohje në heshtje, për çka ka pasur dakord me planin franko-gjerman”, ka shtuar Spahiu.

Në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore kanë marrë pjesë 1567 votues apo 3.47% e qytetarëve me të drejtë vote.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img