Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri kanë ndryshuar renditjen e subjekteve politike që qeverisin me më së shumti komuna në Kosovë.
Tani PDK është e vetme me qeverisje në 11 komuna, dy më shumë se LDK-ja që nuk fitoi asnjë komunë në këto zgjedhje.
VV fitoi dy komuna dhe tani ka gjithsej gjashtë komuna në menaxhim, që është njëherësh edhe rekord për këtë subjekt politik që më së shumti ka qeverisur me katër komuna në të njëjtën kohë.