4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pajaziti: Deputetët që janë kërcënuar për shkak të Demarkacionit të shkojnë në polici

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, është i bindur se brenda partisë së tij nuk ka pasur asnjëherë kërcënime sa i përket votës së deputetëve për votim të Marrëveshjes së Demarkacionit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Pajaziti ka thënë se brenda PDK-së nuk ka kërcënime, kurse është shprehur se nëse diçka e tillë i ndodh dikujt, duhet t’u drejtohen organeve të drejtësisë.

“PDK-ja nuk i ka bë asnjë lloj kërcënimi askujt. Asnjë lloj kërcënimi askujt askush nuk i ka bë. Asnjëherë në PDK nuk ka ndodhur kjo. Nëse ka kërcënime me to duhet të merren organet e drejtësisë. Të gjithë ata që kanë një diçka e tillë që ju ka ndodhur, është mirë të lajmërohen organet kompetente. Deputetët duhet të lihen të lirë të vendosin dhe ta japin votën e tyre”, ka thënë ai.

Sipas Pajazitit, edhe deputetët që e kundërshtojnë këtë marrëveshje duhet të përzgjedhin gjuhën, që të mos i fyejnë të tjerët.

Kurse, thotë ai, nëse dikush del nga gjuha politike, janë organet kompetente për sundim të ligjit që duhet të merren me këto çështje.

“Është mirë që edhe ata që mbajnë qëndrim që mos ta votojnë demarkacionin, ta përzgjedhin gjuhën e tyre, që të mos jetë gjuhë që e kërcënon tjetrin ose e fyen tjetrin qoftë në baza politike ose etnike, ose baza të tjera ideologjike. Unë nuk po dua të besoj se ka kërcënime të tilla. Nuk dua të besoj që në vendin tonë, ku kemi marrë vendime të rënda, i kemi kaluar pa asnjë tension, të kemi kërcënime të tilla. Por, nëse ka më shumë se sa gjuha politike që mund të dalë nga unë apo nga çdokush, duhet të merren organet e sundimit të ligjit”, është shprehur ai.

Ndryshe, është deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj e cila ka deklaruar se ka marrë kërcënime përmes telefonit, ku i kërkohet të mos e votojë demarkacionin, ose nuk ka vend në Deçan (vendi prej nga vjen ajo).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img